09 Shkurt 2023

Kina nis kërkimet për zhvillimin e teknologjisë 6G

Pekin, 7 nëntor - Ndonëse 5G nuk është shtrire ende në të gjithë botën, beteja midis superfuqive, siç është rasti i SHBA-së dhe Kinës, vijon të jetë e lartë. Secili shtet synon të ketë kontroll mbi rrjetet 5G në shtete të ndryshme për shkak edhe të sigurisë kibernetike.

Por ndërkohë që beteja vazhdon për 5G-në, një ekip nga Universiteti i Juglindjes në provincën Jiangsu të Kinës ka nisur kërkimet për rrjetin e brezit të gjashtë të telefonisë së lëvizshme (6G). Ky zhvillim është konfirmuar edhe nga Ministria Kineze për Shkencën dhe Teknologjinë.

Drejtuesi i ekipit parashikon se 6G-ja do të përfshijë një sferë më të gjerë me shpejtësi më të lartë dhe siguri më të madhe në krahasim me teknologjinë 5G. Ekspertët parashikojnë se teknologjia 6G do të vihet në funksionim komercial brenda vitit 2030.

G në 5G apo në 6G nënkupton “gjeneratë” dhe gjithçka ka filluar me gjeneratën 1G në vitet ‘90 duke u zhvilluar dhe përmirësuar me gjeneratat pasuese.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)