06 Dhjetor 2022

Java e ardhshme rikthen vëmendjen në siguri kibernetike dhe privatësi

Prishtinë, 8 maj - Vendi ynë ka shkallë të lartë të përdorimit të teknologjisë informative dhe qasjes në internet, prandaj është e ekspozuar ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të krimit kibernetik.

Edhe sivjet Komuniteti për Siguri Kibernetik dhe Privatësi, përmes edicionit të IV-të të Konferencës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi synon të sjellë sa më shumë informacione dhe këshilla mbi format e reja të mbrojtjes së të dhënave në internet, sulmet kibernetike, mbrojtjen e të dhënave personale, trendët e reja në fushën e teknologjisë etj.

Meqë Evropa prej 25 Majit është përfshirë  nga rregulla të reja në lidhje me të dhënat në Evropë (GDPR) tema qendrore e CSP-së këtë vit fokusohet pikërisht në këtë çështje, por pa i anashkaluar panelet dhe temat që ruajnë traditën e informimit, vetëdijesimit, dhe diskutimit të trendëve të reja sa i përket mbrojtjes nga sulmet kibernetike dhe jo vetëm kaq.

Me 15 dhe 16 Maj në Prishtinë do të jenë folësit më me renome të fushës kibernetike dhe privatësisë. Njohuritë, kontributin dhe përvojat e tyre do ti ndajnë politikanë, ekspertë të fushës së sigurisë kibernetike dhe privatësisë, përfaqësues të kompanive më të mëdha botërore, udhëheqës të institucioneve publike e private, përfaqësues të ambasadave te vendeve të ndryshme në Kosovë, njerëz publikë, gazetarë, profesorë e studentë.

Për herë të parë në Kosovë, në kuadër të CSP IV, vjen Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Rrjetit dhe Informacionit –ENISA, e cila punon ngushtë me Shtetet Anëtare dhe sektorin privat për të ofruar këshilla dhe zgjidhje sa i përket teknologjisë kibernetike, zhvillimin e strategjive kombëtare të sigurisë kibernetike, bashkëpunimin e CSIRT-ve, ngritjen e kapaciteteve dhe shumë aspekte të tjera.

Po ashtu, Benjamin Kunz Mejri është risia e radhës e këtij edicioni të CSP-së. Ai rënditet në top 5 hakerët më të mirë në Botë.

Jemi të parët në vend dhe rajon që e sjellim në Konferencë, për të ndarë përvojat e tij me të pranishmit në Konferencë gjatë datave 15 dhe 16 Maj.

Në Konferencë do të marrin pjesë një numër i madh i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që e kanë mbështetur nismën e Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi si:Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, PTK,

ARKEP, Ambasada Amerikane në Prishtinë, përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi,Bullgaria,  Kroacia, ekspertë dhe kompani të njohura ndërkombëtare të fushës së sigurisë kibernetike dhe privatësisë: Enisa, Facebook, Google, HackerOne dhe shumë institucione, kompani të tjera të fushës në fjalë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)