04 Shkurt 2023

Investim 10 milionë dollarë në kompaninë Solaborate

Los Anxhelos, 4 shkurt - Kompania Solaborate, platform gjithëpërfshirse e Audio dhe Video komunikimit sot ka bërë të ditur investimin e fondeve Series A prej 10 milionë dollarëve dhe nënshkrimin e marrëveshjes globale tregtare me kompaninë EPOS, e cila së fundmi është formuar nën ombrellën e Grupit Demant nga Danimarka.

Fondet do të përdoren për të përshpejtuar zhvillimin e linjave të produkteve të reja të platformës komunikuese, paisjeve all-in-one HELLO dhe Inteligjencës Artificiale.

Pas paraqitjes në Kickstarter me dy fushata shumë të suksesshme, duke qen pioner në fushën apo hapësirën e komunikimit me paisje all -in-one video dhe audio, Solaborate ka filluar bashkëpunimin me EPOS dhe ekspertizën e tyre në audio, kërkon ta dominojë edhe një herë këtë fushë apo hapësirë duke kombinuar llogaritjet (combining compute),  mikrofonat, spikerat dhe duke shfrytëzuar TV-jat aktuale me patentën për “echo-cancellation delay”. Si rezultat i kësaj marrëveshje, këto produkte do të jenë nën pronësinë dhe brendimin e EPOS-it.

Misioni apo synimi i Solaborate ka qenë gjithemonë të thjeshtojë dhe të përmirësojë mënyrën se si ne komunikojmë dhe bashkëpunojmë, duke e bëre pajisjen HELLO të përballueshme financiarisht dhe të lehtë për t’u përdorur për të gjithë. Ata janë krenarë për faktin se pajisjet HELLO janë duke u përdorur në të gjithë botën, duke i bashkuar njerëzit dhe duke thjeshtuar mënyren e komunikimit.

“Ne besojmë që privatësia është e drejtë e pamohueshme e njeriut dhe për këtë arsye ne e kemi projektuar pajisjen HELLO me video and audio butona të privatësisë hack-proof (të pa-hakueshëm)  për të shkëputur mikrofonat dhe kamerën fizikisht në çdo kohë si dhe ‘end-to-end encryption’ në mënyrë që përdoruesi i HELLO-së të ndihet i sigurtë dhe i mbrojtur”-ka thënë themeluesi i kompanisë, Labinot Bytyqi.

Pajisja HELLO është e dizajnuar që të jetë e lehtë dhe e thjeshtë në përdorim si për biznese ashtu edhe për individë. Që kjo pajisje të funksionojë, nevojiten vetëm dy kabllo-HDMI dhe adapter i rrymës - pastaj çdo TV me të cilën e lidhë ,e shndërron në një pajisje të kontrollouar me zë dhe platform të hapur të komunikimit dhe bashkëpunimit me audio edhe video, duke mbështetur platformat më të mira të video-konferencave siç janë Microsoft Teams, Google Hangouts Meet, Zoom, Skype, Cisco WebEx, Facebook Messenger, WeChat, BlueJeans, Fuze, Unify, dhe shumë të tjera.

“Ne jemi shumë të lumtur për partneritetin me EPOS,  që është njëra nga lideret në fushat e ndërrmarrësis të audio solutions për të adresuar tregun e video konferencave që parashikohet të rritet nga vlersimi 1.8 miliardë dollarësh deri në më shumë se 2.8 miliardë dollarësh në vitin 2022”  tha Labinot Bytyqi, Themeluesi dhe CEO i kompanisë Solaborate.

Ky partneritet do të fokusohet në “video collaboration” që do të na mundësojë të ofrojmë zgjidhje të integruar audio/video në platfomat e partnerëve strategjikë  aktual të EPOS si Microsoft, si dhe të bashkëpunojë në mënyrë efektive me partnerët e rinjë strategjikë  që i perkasin fushës së video konferencave siç është Zoom dhe të tjerë. “Ky partneritet i ri e bën më të afërt misioni e Solaborate që t’i fuqizojë ndermarrsit që të komuikojnë dhe bashkëpunojnë pa limite” tha Labinot Bytyqi, Themeluesi dhe CEO i kompanisë Solaborate.

Fondi do të përdoret të përshpejtojë zhvillimin dhe të futet në tregu me linjen e   produkteve të reja të platformës komunikuese, paisjeve all-in-one HELLO dhe Inteligjencës Artificiale, si dhe të zgjerojë kontributet në telemedicinë, konsumatorë dhe në industri të tjera.

Solaborate janë pjesë e komunitetit të Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe më parë kanë qenë pjesë e inkubatorit të biznesit në të njejtën qendër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)