25 Prill 2024

Interesimi fillestar për iPad më i madh se për iPhone

SHBA, 25 shkurt - Sipas hulumtimit të kompanisë për hulumtimin e tregjeve RBC/ChangeWave, interesimi për blerjen e pajisjes iPad është më i madh sesa që ai ka qenë me rastin e paraqitjes së iPhone në vitin 2007.

Pak kohë pasi që iPhone kishte arritur në treg, tre për qind e të anketuarve kishin thënë se ishin të interesuar për të blerë këtë pajisje, derisa gjashtë për qind kishin thënë se janë deri diku të interesuar për iPhone. Sot, një muaj pas daljes në treg të iPad, katër për qind e të anketuarve janë shumë “të nxehtë” për ta blerë, derisa nëntë për qind janë deri diku të interesuar për këtë kompjuter tablet të kompanisë Apple.

Natyrisht, një prej arsyeve për këtë sigurisht është edhe fakti se iPhone para arritjes nëpër dyqane të shitjes ka qenë një produkt relativisht i panjohur, derisa sot është një prej telefonave më të popullarizuar në treg, nëse jo më i popullarizuari, që sigurisht nxit interesimin edhe për iPad.

Megjithatë, kur merret parasysh fakti se iPad krijon një kategori të re të pajisjeve dhe në asnjë mënyrë nuk është diçka pa të cilën nuk mundeni pa të (së paku ja tani për tani), këto rezultate dëshmojnë se shitja e iPad do të mund të niste tepër mbarë qysh nga fillimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)