10 Gusht 2022

Intel planifikon të ndërtojë dy fabrika të reja të prodhimit të çipave

Arizona, 24 mars - Një ndër kompanitë më të mëdha të prodhimit të mikroçipeve, Intel, ka njoftuar se po planifikon të ndërtojë dy fabrika të reja të prodhimit të çipave në shtetin Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) me një investim prej 20 miliardë dollarësh.

Në njoftimin e bërë nga kompania, CEO i Intel, Pat Gelsinger, ka njoftuar strategjinë "IDM 2.0" në drejtim të synim të prodhimit, inovacionit dhe lidershipit të produktit.

Më tej theksohet se Intel planifikon që të zgjerojë prodhimin, duke investuar 20 milliardë dollarë për ndërtimin e dy fabrikave të reja në Arizona.

Sipas njoftimit, me investimin në fjalë do të mundësohet punë teknologjie me rrogë të lartë për mbi 3.000 persona, për mbi 3.000 persona punë ndërtimtarie dhe rreth 15.000 persona punë afatgjatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)