09 Shkurt 2023

Instagram ndalon reklamimin e cigareve elektronike

New York, 19 dhjetor - Rrjeti social Instagram që është në pronësi të Facebook-ut, e ka ndaluar reklamimin e cigareve elektronike, prodhimeve të duhanit dhe armëve, nga ana e influencuesve.

Influencuesit në rrjetet sociale, janë individët që kanë numër të lartë të ndjekësve. Ndonjëherë numri i ndjekësve prek shifra milionëshe.

Kompanitë dhe bizneset në shumë raste kontraktojnë këta individë, për të reklamuar produktet e tyre në rrjetet sociale.

Megjithëse reklamat e duhanit janë ndaluar nga Facebook dhe Instagram, prodhuesit e cigareve elektronike përdorin influencuesit për të promovuar produktet e tyre, përmes targetimit ose postimeve që tregojnë se si i kanë pranuar si dhuratë këto produkte.

"Përmbajtja e postimeve që promovon produkte si cigaret elektronike, duhani dhe armët nuk do të lejohet", njoftoi Instagram.

Sipas CNBC, kjo është hera e parë që Instagram po prezanton kufizime për produktet që mund të promovohen përmes targetimit.

Masa vjen pasi Autoriteti i Standardeve të Reklamimit në Mbretërinë e Bashkuar ndaloi kompanitë e duhanit, të promovojnë cigare elektronike në faqet e mediave sociale, pas hetimit të postimeve të tyre në Instagram.

"Është e domosdoshme që Facebook dhe Instagram jo vetëm të sjellin shpejt ndryshime në këtë politikë, por ato të zbatohen në mënyrë rigoroze", tha Matthew Myers, president i fushatës “Fëmijët pa duhan”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)