04 Shkurt 2023

Instagram heq fshehurazi një opsion

New York, 23 janar - IGTV i Instagram-it ishte gati të fillonte në një epokë të re për ndarjen e videos në rrjetet sociale, megjithatë iniciativa e kompanisë nuk u pranua siç pritej.

Një zyrtar në Facebook (në pronësi të Instagram) ka konfirmuar se Instagram po heq ikonën IGTV nga maja e ndërfaqes kryesore të saj.

“Shumë pak njerëz përdorin këtë buton dhe në vend të kësaj, shumica e tyre shikojnë përmbajtje video nga burimet e tyre kryesore, përmes kanaleve përkatëse Explore, përdorin profile ose një aplikacion të dedikuar IGTV,” tha një zyrtar i Facebook.

Instagram ka bërë lëshime të shumta për IGTV në të kaluarën, të tilla si mundësimi i videos panoramike në vend të klipeve vertikale, dhe së fundmi opsioni për të postuar video IGTV direkt nga një aplikacion standard.

Nuk theksohet pse përdorimi i tasteve IGTV ishte i dobët. Mund të jetë për mënyrën se si njerëzit përdorin Instagram-in.

Njerëzit zakonisht përdorin rrjete sociale për t’u lidhur me miqtë dhe për të ndarë pjesë të ngjarjeve të tyre të përditshme, që do të thotë se ata nuk do të kalojnë pesë minuta duke parë një video të krijuar profesionalisht që ata tashmë kanë në YouTube, transmeton KosovaPress.

Kur bëhet fjalë për krijuesit, Instagram nuk ofron mundësinë e fitimit të parave nga kjo lloj përmbajtje video, kjo është arsyeja pse shumica zgjedhin opsionin për të krijuar videot e zakonshme më të shkurtra në Instagram.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)