04 Shkurt 2023

Inaugurohet laboratori i teknologjisë dhe inovacionit në Gjimnazin e Drenasit

Drenas, 16 janar - Me investimin e rreth 25 mijë eurove nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, është inauguruar të enjten laboratori i teknologjisë dhe inovacionit në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas.

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, në ceremoninë inauguruse ka thënë se si ministri në vazhdimësi kanë punuar për forcimin e ekosistemit të profesioneve në fushën e teknologjisë.

Sipas tij, në vendin tonë është dëshmuar se ka rëndësi transformimi digjital, i cili tashmë është duke ndodhur në gjithë botën.

“Në bazë të Forumit Ekonomik Botërore, 65% të fëmijëve që hyjnë në klasën e parë do të bëjnë punë që nuk ekzistojnë tash. Dhe të gjitha këto punë do të kërkojnë shkathtësi nga teknologjia e informacionit dhe makatronika. Prandaj ky inaugurim i këtij laboratori është shumë e rëndësishme për të gjitha këto që u thanë më sipër”, ka thënë ministri Shala.

Me këtë rast, ministri ka folur edhe për disa aspekte tjera, që si ekosistem i inovacionit dhe ndërmarrësisë ka rëndësi të madhe ndërlidhja e politikbërjes, akademisë me inovacionin dhe ndërmarrësin.

“Para disa muajsh kam thënë se në Kosovë do t’i krijojmë 50 mijë  inxhinierë nga fusha e IT-së dhe mekatronikes. Ne në Kosovë kemi kompani, të cilat i kanë kaluar të gjithë kufijtë dhe sot janë punëdhënës serioz, të cilët po e bëjnë sektorin e shërbimeve ‘ousource’ si sektorin e vetëm me bilanc pozitiv ne eksport”, ka theksuar ministri Shala.

Sipas tij, ka kërkesa të mëdha të njerëzve me shkathtësi në ICT, prandaj duhet investuar në këso hapësirash përmes, të cilave do të forcohet talenti i të rinjve tanë.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladraovci, ka thënë se investimi i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të mundësojë ngritjen e cilësisë në arsim.

Në ketë ceremoni ka marr pjesë edhe një delegacion gjerman i kryesuar nga themeluesja e Education Unlimited, Kerstin Labonte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)