27 Janar 2023

Hapet thirrja për trajnimin dhe certifikimin e konsulentëve digjital

Prishtinë, 3 janar - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe GIZ Kosova përmes projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit, kanë hapur thirrjen për trajnim dhe certifikim të njëzetë (20) Kosulentëve Digjital në Kosovë.

Certifikimi i Konsulentëve Digjital dhe titulli i fituar është i zhvilluar në përputhje me standardin ISO 17024 dhe është certifikim i njohur dhe pranuar në mbarë botën.

Të përzgjedhurit, me titullin e fituar, do të jenë gjenerata e parë e Konsulentëve Digjital në Kosovë.

Trajnimi dhe certifikimi i konsulentëve digjital vjen si rezultat i nevojës së bizneseve Kosovare për transformim digjital në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë, nevojë që u dëshmua edhe nga të gjeturat e Studimit mbi Digjitalizimin e NVM-ve në 3 sektor kyç: prodhim, shërbime dhe bujqësi. Konsulentët e certifikuar digjital do i ndihmojnë NVM-të Kosovare në procesin e digjitalizimit përmes analizës nëpër kompani dhe përpilimit të strategjisë digjitale(sipas kornizës së projektit për transformim digjital në kuadër të Odës Ekonomike).

Trajnimi i Konsulentëve do të bëhet nga ekspertë ndërkombëtar nga organizata prestigjioze Austriake WIFI(pjesë e Odës Ekonomike Austriake WKO), nga 13 deri më 17 janar 2020. Trajnimi ndahet në dy pjesë: trajnimi bazë dhe trajnimi në tre fokus module që kategorizohen në certifikimet e mëposhtme:

Certified E-Commerce & Social Media Expert (CESE)
Certified Digital Transformation Expert (CDTE)
Certified IT Security Expert (CITSECE)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)