27 Janar 2023

Hakerët kërkojnë 70 milionë dollarë për zhbllokimin e sistemeve kompjuterike

New York, 6 korrik - Hakerët e dyshuar për një sulm masiv ndaj sistemeve kompjuterike kanë kërkuar 70 milionë dollarë në kripto-monedha në këmbim të zhbllokimit të të gjitha sistemeve të prekura.

Kërkesa u shfaq të dielën në të ashtuajturat faqe të errta të internetit apo “dark web” që përdoret nga grupi REvil. Sulmi pengmarrës goditi sistemet kompjuterike të qindra kompanive dhe agjencive publike në të gjithë botën.

Sulmi kibernetik penetroi edhe në kompaninë e programeve kompjuterike “Kaseya” me qendër në Majami. Fred Voccola, Shef Ekzekutiv i kompanisë tha se sulmi ishte i sofistikuar.

“Autoritetet federale janë tejet të sigurta se ishte grupi REvil, i cili nuk është i lidhur me qeverinë ruse, kështu që ata nuk besojnë se është qeveria ruse apo agjencitë e zbulimit. Është një rrjet hakerësh që ka njerëz kudo në botë, dhe ata janë plotësisht të sigurtë se këta fshihen pas sulmit”.

Firma “Kaseya” tha se kishte në dispozicion një mjet zbulimi për klientët për të parë nëse sistemet e tyre ishin infiltruar dhe se shpresonte

që deri nga fundi i së hënës të fillonte punën për zhbllokimin e rrjeteve të marra peng.

Sulmi kibernetik pengmarrës i së premtes goditi sistemet kompjuterike të qindra kompanive dhe agjencive publike në mbarë botën.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) tha se grupi REvil ishte përgjegjës për një sulm pengmarrës të rrjeteve kompjuterike në fund të majit që bllokoi operacionet e kompanisë JBS, më e madhja në botë për përpunimin e mishit.

Ndërkohë të shtunën, Presidenti Joe Biden iu referua takimit të tij me Presidentin Rus Vladimir Putin muajin e kaluar, duke sugjeruar se Shtetet e Bashkuara do ta mbanin Rusinë përgjegjëse nëse rezulton se Kremlini ishte i lidhur me sulmin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)