28 Mars 2024

Google pritet të sjellë revolucion edhe në botën e televizionit

SHBA, 19 mars - Motori më i madh i kërkimit në internet, Google pritet të sjellë revolucion edhe në botën e televizionit.

Google është pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje, e cila do të mundësojë që me një klikim të vetëm përpara nesh të shfaqen të gjitha kanalet e botës.

Nëpërmjet “TV set-top Box” ne do të mund të lidhemi me këto kanale televizive nëpërmjet internetit kudo që mund të ndodhemi.

Gjithashtu, mes mijëra kanaleve ne do të kemi mundësinë që të përzgjedhim programet e preferuara.

Për shembull, në qoftë se ne preferojmë një artist, do të jetë fare e lehtë që të shohim se në cilin kanal dhe në çfarë programi është duke u transmetuar ai.

Dashamirësit e futbollit do të arrijnë të ndjekin deri edhe ndeshjet e kategorive të treta në kampionatet më prestigjioze.

Për të sjellë paketën e re televizive, Google ka arritur një marrëveshje me Sony, dhe në një nga llojet e televizorëve të kësaj firme do të vendoset një çip i prodhuar nga Intel.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)