28 Mars 2024

“Google”, Kina gati të ndëshkojë hakerat

Pekin, 9 mars - Kina ka premtuar se do të ndëshkojë piratët informatikë që kanë sulmuar “Google”, nëse për këtë do të shfaqen provat. Deri tani Pekini ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë denoncim zyrtar nga motori i kërkimit më të madh në botë.

Çështja “Google” tronditi botën e politikës dhe të biznesit në janar kur deklaroi se kishte ndalur së censuruari rezultatet kineze të kërkimeve, duke kërcënuar se do të largohej nga Kina, komuniteti më i madh online i botës me 384 milionë përdorues në fund të vitit të kaluar, për shkak të frikës nga sulmet informatike dhe censurat e vazhdueshme.

“Google” nuk ka depozituar asnjëherë një raport në Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë Informative mbi sulmet, ka deklaruar zëvendësministri Miao Wei, sipas asaj që raporton agjencia e shtypit “Xinhua”.

“Nëse ‘Google’ do të kishte prova se sulmet vijnë nga Kina, qeveria kineze e fton motorin e kërkimit t’i vërë ato në dispozicion, në mënyrë që fajtorët të ndëshkohen ashpër sipas ligjeve të vendit”, tha Miao. Motori gjigant i kërkimit nuk e ka informuar kurrë ministrinë për qëllimet e tij për t’u larguar nga Kina, ka shtuar ai.

 “Në qoftë se ‘Google’ do të vazhdojë aktivitetet e tij në Kinë duke zbatuar ligjin, atëherë është i mirëpritur.

Por nëse shoqëria vendos të tërhiqet nga tregu kinez, duhet të marrë parasysh disa procedura që i parashikon ligji dhe shumë probleme që mund të dalin me klientët”, përfundoi zëvendësministri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)