28 Mars 2024

Gjykata lë në fuqi gjobën prej 2.4 miliardë euro kundër Google

Bruksel, 11 nëntor - Gjykata e Përgjithshme e BE-së la në fuqi të mërkurën një gjobë të Komisionit Europian prej 2.4 miliardë eurosh që prej vitit 2017 kundër kompanisë amerikane teknologjike Google për abuzim me dominimin e saj në treg duke promovuar shërbimin e saj të blerjeve.

“Duke hedhur poshtë ankesën e gjigantit të teknologjisë amerikane, gjykata e dytë më e lartë e Bashkimit Europian mbështeti konkluzionet e nxjerra nga dega ekzekutive e BE-së. Gjyqtarët në Luksemburg zbuluan se Google kishte favorizuar shërbimin e vet të blerjeve duke lënë pas shërbimet konkurruese”, sipas një deklarate zyrtare për shtyp të gjykatës.

Vendimi i së mërkurës, një nxitje për ambiciet e BE-së për të frenuar dominimin e Google në treg, mund të kundërshtohet ende në gjykatën më të lartë të bllokut, në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

Google tha se ky rast lidhej me një grup shumë specifik faktesh dhe se kishte respektuar vendimin e komisionit në vitin 2017, duke ndryshuar mënyrën sesi funksiononte shërbimi i tij. “Vendimi i Gjykatës së Përgjithshme të BE-së është duke u shqyrtuar”, tha zëdhënësja e Google, Emily Clarke.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)