24 Prill 2024

Francë, kapet hakeri, sulmoi twitterin e Barak Obamës

Paris, 30 mars - Një pirat i informatikës i kërkuar nga policia franceze e FBI pasi kishte sulmuar adresat në Twitter të presidentit Barak Obama është arrestuar të martën në Francën qëndrore.

Hakeri, një shtetas francez 25 vjecar, për të cilin nuk është bërë i ditur identiteti, njihej në web me pseudonimin 'Hacker-croll'.

Viktima të tij janë dhe personalitete të tjera mes tyre këngëtarja pop Britni Spirs.

Sipas policisë franceze qëllimi i hakerit ishte më shumë sfidë dhe nuk synonte përfitime financiare.

Katër agjentë të FBI-së punuan me policinë franceve për disa muaj për të zbuluar "Hacker Croll" dhe për të ndaluar sulmin e tij në Twitter, i cili ka miliona përdorues në të gjithë botën.

25 vjecari, i papunë dhe që jetonte bashkë me familjen e tij është marrë në pyetje dhe më pas është liruar.

Ai do të paraqitet në gjykatë më 24 qershor. Hakeri dëmtoi sitet për disa orë gjatë muajit gusht të vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)