13 Qershor 2021

Franca gjobit Google me 220 milionë euro

Paris, 7 qershor - Kompania Google po ndëshkohet me 220 milionë euro gjobë nga agjencia franceze anti-monopol, e cila e akuzon gjigandin teknologjik se po abuzon me statusin dominant në tregun e reklamave në internet.

Google ka premtuar të reformojë mënyrat se si platforma e tij përdoret për të blerë e shitur reklama dixhitale, të paktën brenda Francës, gjë që pritet të ndikojë në vendimet mbi paditë e tjera kundër kësaj kompanie në Evropë, SHBA dhe pjesë të tjera të globit.

Praktikat e kompanisë në shitjen e reklamave kanë dëmtuar konkurrentët e tjerë si dhe operuesit e faqeve online dhe aplikacioneve, tha të hënën Autoriteti Francez për Konkurrencën. Kjo agjenci tha se kompania ka për detyrë të shmangë dëmtimin e konkurrentëve.

Google nuk i hodhi poshtë faktet e paraqitura dhe preferoi ta mbyllte çështjen duke propozuar disa ndryshime, sipas deklaratës së agjencisë rregullatore franceze.

Marrëveshja e arritur në këtë rast mund të shërbejë si shembull në padi të tjera që ngrenë qeveritë ndaj këtij gjigandi me kontroll dominues në treg, thanë analistët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)