12 Gusht 2022

Franca gjobit "Apple" me 1.1 miliard euro

Paris, 16 mars - Rregullatori Kombëtar i Konkurrencës në Francë njoftoi se ka gjobitur me 1.1 miliard euro gjigantin e teknologjisë "Apple" me arsyetimin se ka vepruar në kundërshtim me rregullat e konkurrencës.

Në një deklaratë nga Rregullatori i konkurrencës thuhet se "Apple ka bërë marrëveshje të jashtëligjshme duke përdorur rrjetin e saj të shpërndarjes dhe se ka abuzuar edhe 'varësinë ekonomike' të shpërndarësve të pavarur".

Si rezultat i hetimeve, Rregullatori i konkurrencës ka vendosur gjobën prej 1.1 miliard euro ndaj "Apple"-s si dhe gjobë prej 63 milionë euro ndaj "Tech Data" dhe 76 milionë eura ndaj "Ingram Micro" të cilat janë kompani për shitje me shumicë të "Apple"-s.

"Apple dhe dy kompanitë e saj të shumicës janë dakorduar të mos konkurojnë me njëra tjetrën si dhe të parandalojnë konkurimin mes njëra tjetrës të kompanive të tjera të shpërndarjes. Në këtë mënyrë produktet e 'Apple'-s kanë forcuar pozicionin e tyre në tregun e shumicës", thuhet në deklaratë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)