19 Prill 2024

Florida, ulet me sukses anija kozmike Discovery

Florida, 22 prill - Anija kozmike, Discovery është ulur në bazën e NASA-s në Cape Canaveral të Floridas.

7 astronautët e anijës mbyllën me sukses një mision në hapësirë që zgjati 15 ditë. NASA duhej ta kishte ulur ditën e djeshme anijen, por shkak për shtyrjen u bë koha e keqe. Discovery transportoi tre femra dhe me praninë e një femre tjetër në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor vendoset një rekord i ri.

Discovery do pasohet edhe nga tre misione të tjera të ngjashme me anijet kozmike shuttle, para se ky projekt të mbyllet përfundimisht. Gjatë misionit janë kryer 3 shëtitje në hapësirë për të zevendësuar një sarbator.

Pas vitit 2010, amerikanët duhet të presin edhe disa vite për të cuar vetë njerëz në hapësirë, pasi NASA ka planifikuar zhvillimin e strategjive të reja për të cuar njerëz në hapësirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)