04 Tetor 2022

Fillon epoka e internetit në makinë

SHBA, 18 shkurt - Ditët e sotme interneti është bërë një pjesë e pandarë e shumë shtëpive dhe vendeve të punës. Përveç marrjes së informacionit dhe zbavitjes shumë shërbime tjera si ato bankare, shitblerja, komunikimi bëhen me anë të internetit. Interneti është përhapur aq shumë saqë është bërë pjesë e pandarë edhe e celularëve.

Por përhapja e internetit nuk ka përfunduar akoma. Tani radhën e kanë makinat. Sipas studimit të bërë nga firma Strategy Analytics në vitin 2016 afërsisht 90% e makinave të prodhuara në Amerikën Veriore dhe Europë do të pajisen me internet.

Përgjigjen se si do të realizohet diçka e tillë e marrim menjëherë nga Opera. Ashtu siç mund ta analizoni edhe ju në raportin e titulluar ‘Web on wheels’ që do të thotë “Interneti mbi rrota”, flitet për të rejat e fundit në lidhje me përdorimin e internetit në makinë. Këta informacione tërhoqën vëmendjen e Fordit i cili vendosi të bënte një marrëveshje me gjigantin e internetit Operën.

Pikëpyetja më e madhe lidhur me përdorimin e internetit në makina është se si do të arrijë ky proces të integrohet në automjet pa tërhequr vëmendjen e shoferit. Opera synon ta zgjidhë këtë problem me anë të teknikës së komandave me zë por akoma nuk ka ndonjë informacion se për çfarë veçorish do të përdoret lidhja e internetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)