29 Mars 2024

Facebook tejkalon motorin e kërkimit Google

SHBA, 17 mars - Fitore me shifra të vogla kundër një miti. Facebook është renditur faqja më e klikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë pas edhe gjigandin e motorit të kërkimit Google.

Studimi është publikuar nga HitUise, e cila pohoi se gjatë gjithë javës që kaluar, Facebook la pas faqen Google në numrin e klikimeve.

Sipas studimit, 7.07 për qind e përdoruesve të internetit në SHBA, hapën faqen e rrjetit social Facebook kundrejt 7.03 për qind të atyre që kërkuan akses në Google.

Megjithëse diferenca nuk është e madhe, përsëri Facebook duket që ka tejkaluar parashikimet kundrejt një marke aq popullore në të gjithë botën si Google.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)