28 Mars 2024

Facebook paraqet ndryshime të reja

SHBA, 1 korrik - Facebook është duke shpalosur një veçori të re që kërkon nga aplikacionet dhe ueb faqet e jashtme tu tregojnë përdoruesve saktësisht se çfarë pjesë të profilit të tyre janë ndarë për aplikacionin që të punojë.

Aplikacionet veçse kanë kërkuar leje qasjeje nga përdoruesit për të pasur qasje në të gjitha gjërat e profilit të tyre që nuk kanë qenë publike. Por këto shërbime nuk kanë specifikuar atë që kanë qenë duke përdorur. Informatat e tilla kanë mundur të përfshijnë fotografi, ditëlindjet e miqve tuaj apo e-mail adresën tuaj.

Në bazë të politikës së re, shërbimet do të duhet të saktësojnë aspektet e një profili që do të hulumtojnë, por përdoruesit ende nuk do të jenë në gjendje të zgjedhin cilat pjesë të profilit të tyre do t’i bëjnë të hapura për qasje. Ata do të kenë ose qasje të plotë ose nuk do të kenë qasje fare.

Faqja e rrjetit më të madh social në botë ka bërë të ditur ndryshimin gjatë muajit prill. Ajo është pjesë e bashkëpunimit të Facebook-ut me komisionerin e privatësisë së Kanadasë, i cili ka qenë në mesin e kritikuesve më të ashpër të politikave të privatësisë së kompanisë.

Facebook ka qenë nën zjarr për mënyrën sesi ka trajtuar informatat e gati 500 milion përdoruesve të saj. Shumë gjëra u paraqitën kohëve të fundit e shumë gjëra gjithashtu u ndryshuan. Por kritikat ende janë të pranishme dhe thuhet se ndryshimet nuk kanë arritur nivelin e kënaqshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)