28 Mars 2024

Facebook fshin llogari me origjinë nga Rusia

New York, 7 maj - Rrjeti social Facebook njoftoi se ka fshirë dhjetra llogari që besohet se ishin me origjinë nga Rusia.

Kompania tha se këto llogari ishin të përfshira në “sjellje të koordinuar joautentike”.

Në shënjestër të kompanisë ishin llogaritë që mashtronin për autenticitetin dhe se nuk ishte e qartë kush qëndronte pas tyre.

Kjo masë e Facebook-ut përfshiu gjithashtu llogaritë në rrjetin social Instagram.

"Ne gjetëm dy operacione të ndara me origjinë nga Rusia që përdorën taktika të ngjashme, duke krijuar rrjete të llogarive për të mashtruar të tjerët për atë se kush ishin dhe çfarë po bënin", tha, Nathaniel Gleicher, kreu i sigurisë kibernetike në Facebook.

"Sjellja e koordinuar joautentike" ishte "pjesë e një rrjeti me origjinë nga Rusia që u përqendrua në Austri, vendet baltike, Gjermani, Spanjë, Ukrainë dhe Britaninë e Madhe ", tha ai.

Ukraina ishte fokusi i 97 llogarive në Facebook, faqeve ose grupeve të larguara nga rrjeti social, shtoi ai.

Postimet nga llogaritë përfshinin zakonisht lajme lokale dhe politike, për konflikte ushtarake në Ukrainën lindore, luftën në Siri dhe politikën ruse.

Facebook nuk e ka zbuluar identitetin e atyre që qëndrojnë pas këtyre llogarive.

Ky veprim është pjesë e përpjekjes më të fundit të gjigantit të mediave sociale për të shkurtuar numrin e llogarive të rreme që janë përhapur në platformë gjatë viteve të fundit.

Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se Facebook dhe platforma të tjera të mediave sociale janë përdorur nga një kompani ruse e quajtur Agjencia e Kërkimeve në Internet për të mbjellë mosmarrëveshje dhe përhapjen e keqinformimit në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, paditi kompaninë, pronarin e saj të supozuar dhe disa të tjerë për përdorimin e tyre të rreme të Facebook-ut gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)