07 Shkurt 2023

Facebook dhe Instagram planifikojnë të lejojnë përdoruesit të fshehin pëlqimet në postime

New York, 26 maj - Kompanitë e rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram njoftuan se po planifikojnë që të lejojnë përdoruesit të fshehin pëlqimet në një postim. Të dyja platformat do t'i lejojnë përdoruesit të shmangin plotësisht butonin like (pëlqej) ose thjesht t'i mbajnë shifrat e pëlqimeve për vete, tha shefi i Instagram-it, Adam Mosseri.

"Njerëzve do t'ju mundësohet të vendosin nëse dëshirojnë t’i bëjnë publike pëlqimet apo jo", tha Mosseri në një konferencë pë media, raporton AFP.

Ai tha se pret që publikuesit e rinj të kundërshtojnë më shumë këtë masë, pasi ata zakonisht përpiqen të rrisin popullaritetin e tyre, duke treguar se sa njerëz i pëlqejnë postimet e tyre.

Instagram e ka testuar këtë opsion që shumë kohë.

"Më 2019, ne u lejuam një grup njerëzish që të fshehin pëlqimet, për të kuptuar nëse kjo zvogëlon disa presione kur poston në Instagram", tha një zëdhënës i Facebook-ut, për AFP në muajin prill.

"Disa njerëz e panë si të dobishme, por disa ende dëshironin që të mund të gjurmonin kush është i famshëm", tha Facebook, që ka në pronësi edhe rrjetin Instagram.

Gjatë testimit të këtij opsioni u dëshmua se disa njerëz postuan më shumë kur u hoq mundësia që ata të gjykohen nga përdoruesit tjerë, tha Mosseri.

Ngarendja pas faktit se sa njerëz pëlqejnë postimet në rrjete sociale mund të shihet si simbol i statusit social, duke ngritur shqetësime për shëndetin mendor.

Disa ekspertë thonë se kërkimi i madh për "pëlqime" mund të krijojë varësi dhe të ketë efekte shkatërruese, veçanërisht për të rinjtë.

Facebook tha se ka punuar me ekspertë për të kuptuar se si ndryshimet e këtij modeli të fshehjes së pëlqimeve, që është testuar nga Instagram, mund të mbështesë mirëqenien e përdoruesve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)