12 Gusht 2022

Facebook akuzohet se i detyroi punëtorët të kthehen në zyrë gjatë pandemisë

New York, 19 nëntor - Më shumë se 200 mbikëqyrës të përmbajtjes në Facebook, nga e gjithë bota, e kanë akuzuar kompaninë se i detyroi ata të ktheheshin në zyrë gjatë pandemisë, dhe kërkuan mbrojtje më të mirë të shëndetit dhe siguri.

Ata përgatitën një peticion, në të cilin thanë se Facebook "po rrezikonte pa nevojë" për të siguruar fitime. Punëtorët kërkuan që gjiganti i mediave sociale të garantojë kushte më të mira, ose t'i lejojë punëtorët të vazhdojnë punën e tyre nga shtëpia.

Në gusht, Facebook-u tha që personeli do të lejohej të punonte nga shtëpia deri në verën e vitit 2021. Por, kompania mbështetet në mijëra kontraktorë për t'i zbuluar postimet e padëshiruara.

"Pas disa muajsh lejimi të mbikëqyrësve të përmbajtjes për të punuar nga shtëpia, përballë një presioni të fuqishëm për të mbajtur Facebook-un pa urrejtje dhe dezinformim, ju na keni detyruar të kthehemi në zyrë", thuhet në letrën e hapur të lëshuar nga firma Foxglove e aktivistëve ligjorë me bazë në Britani.

Facebook tha se "një shumicë" prej rreth 15,000 moderatorësh të përmbajtjes në nivel global, po punojnë nga shtëpia.

"Ne i vlerësojmë mbikëqyrësit e përmbajtjes dhe ne i japim përparësi shëndetit dhe sigurisë së tyre", tha një zëdhënës i Facebook-ut.

Kontraktorët thanë se thirrja për t'u kthyer në zyrë kishte ardhur pasi kishin dështuar përpjekjet për t'u mbështetur më shumë në Inteligjencën Artificiale (AI) në identifikimin e përmbajtjes problematike.

"Facebook-u ka nevojë për ne. Është koha që ju ta pranoni këtë dhe të vlerësoni punën tonë. Të sakrifikojmë shëndetin dhe sigurinë tonë për përfitim është e pamoralshme", kanë thënë punëtorët e Facebook në ankesën e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)