20 Shtator 2021

Digjitalizimi është objektiv i Qeverisë

Prishtinë, 10 shtator - Inovacioni dhe ndërmarrësia janë qenësore për zhvillimin ekonomik të vendit. Kurse zhvillimi i ndërmarrësisë dhe inovacionit është zotim dhe qëllim programor i Qeverisë. ICK, si qendër inovative luan rol të rëndësishëm në gjithë këtë mes.

Prandaj, për t’u njohur më afër me punën, planet dhe kontributin e saj, sot gjatë ditës kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një vizitë aty.

Gjatë bisedës me drejtorin ekzekutiv të ICK-së, Uranik Begu dhe me startup-at e përfaqësuesit e bizneseve të avancuara nga komuniteti i ICK-së, kryeministri Kurti foli për prioritetet dhe objektivat e qeverisë në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacionit.

Ai tha se digjitalizimi është një nga objektivat e programit qeverisës dhe parashihet të jetë pjesë e të gjitha fushave të qeverisjes.

Kurti ka theksuar se nëpërmjet digjitalizimit dhe e-qeverisjes synojmë që të rrisim transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin e qeverisjes dhe në të njëjtën kohë përmirësojmë shërbimet ndaj qytetarëve dhe bizneseve.   

Për të plotësuar këtë objektiv, nevojitet qasje strategjike, e koordinuar dhe mirëplanifikuar. Kjo kërkon angazhim të përbashkët të sektorit publik dhe privat, dhe ne jemi të hapur për një bashkëpunim me sektorin privat, u shpreh kryeministri Kurti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021 - Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)