28 Mars 2024

Britania heq plotësisht nga rrjeti 5G pajisjet e firmës Huawei

Londër, 15 korrik - Kryeministri britanik Boris Johnson dha urdhër që pajisjet e kompanisë kineze Huawei të hiqen plotësisht nga rrjeti 5G i Britanisë deri në vitin 2027, duke sinjalizuar se prodhuesi më i madh i pajisjeve të telekomit në botë nuk është më i mirëpritur në Perëndim.

Vonesa shtatë vjeçare do të kënaqë operatorët britanikë të telekomit, si BT, Vodafone dhe Three, të cilat trembeshin se do të detyroheshin të shpenzonin miliarda për të hequr pajisjet e firmës Huawei në një kohë të shkurtër.

Duke filluar nga fundi i këtij viti, do të jetë e paligjshme që operatorët të blejnë çfarëdo pajisje 5G nga Huawei, tha në parlament sekretari britanik për Kulturën, Mediat dhe Sportin Oliver Dowden.

Shtetet e Bashkuara prej kohësh i kishin bërë thirrje Kryeministrit Johnson të prapësonte një vendim që ai mori në janar për t'i dhënë firmës Huawei një rol të kufizuar në rrjetin 5G të vendit. Londra gjithashtu është e pakënaqur nga politikat e Kinës në Hong Kong si dhe nga perceptimet se Pekini nuk tregoi të vërtetën e plotë mbi shpërthimin e koronavirusit.

Firma Huawei tha se vendimi i Britanisht ishte politik dhe lidhej me politikën tregtare të SHBA e jo me sigurinë.

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se dominimi i rrjeteve 5G mund të çojë në një supremaci teknologjike të Kinës, gjë që mund të shndërrohet në faktor përcaktues për gjeopolitikën e shekullit XXI.

Me rritjen e shpejtësisë së të dhënave dhe rritje të kapaciteteve, 5G pritet të bëhet sistemi nervor i ekonomisë së ardhshme. Në këto rrjete do të qarkullojnë të dhëna për gjithçka, nga transaksionet financiare globale e deri te infrastrukturat me rëndësi kritike, si energjia, mbrojtja dhe transporti.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Robert O'Brien do të takohet këtë javë në Paris me përfaqësues të Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Italisë, për të diskutuar mbi sigurinë, përfshirë atë të rrjeteve 5G.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)