20 Shtator 2021

Apple rrit sigurinë ndaj softuerit të spiunimit Pegasus

New York, 14 shtator - Kompania Apple ka bërë një përditësim të sigurisë për të parandaluar programin e spiunimit Pegasus që të përgjojë pajisjet e kompanisë.

Apple tha se po e bënte këtë përmirësim për pajisjet iPhone dhe iPad sepse një program "i krijuar me qëllim të keq" mund t'i hakojë ato.

Ekspertët kishin thënë se kjo dobësi në Apple i mundësonte Pegasusit të bëjë përgjime të pajisjeve.

Pegasus mund të infektojë pajisjet edhe nëse përdoruesi nuk shtyp asnjë buton.

Studiuesit në “Citizen Lab”, një organizatë mbikëqyrëse e sigurisë kibernetike në Kanada, e gjetën problemin derisa analizuan telefonin e një aktivisti saudit, të cilit i ishte përgjuar telefoni.

"Ne erdhëm në përfundim se kompania e spiunazhit NSO Group përdori këtë dobësi për të shfrytëzuar dhe infektuar nga distanca pajisjet e fundit të Apple me softuerin e spiunimit Pegasus", shkroi Citizen Lab në një postim.

Kompania NSO nuk e mohoi se Pegasus ka bërë një përditësim urgjent të softuerit.

Përmes një deklarate, kjo kompani tha se "do të vazhdojë t'u sigurojë teknologji agjencive të inteligjencës dhe atyre të zbatimit të ligjit në të gjithë botën për të luftuar terrorin dhe krimin".

Pegasus mund të ndezë kamerën ose mikrofonin e një telefoni dhe të mbledhë të dhënat e tij.

Institucioni i mbrojtjes i Izraelit ka krijuar një komitet për të rishikuar biznesin e NSO, përfshirë procesin përmes të cilit jepen licencat e eksportit.

NSO këmbëngul se softueri i tij ka për qëllim të përdoret vetëm në luftën kundër terrorizmit dhe krimeve të tjera, dhe thotë se eksporton në 45 vende.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021 - Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)