29 Mars 2024

Apple largon aplikacionin e përdorur nga protestuesit në Hong Kong

New York, 10 tetor - Kompania amerikane, Apple ka larguar një aplikacion që kanë shfrytëzuar protestuesit në Hong Kong për të regjistruar lëvizjet e policisë dhe përdorimin e gazit lotsjellës, duke thënë se aplikacioni ka shkeluar rregullat e kompanisë.

Sipas Apple, aplikacioni, HKmap.live, është “shfrytëzuar në një mënyrë që ka rrezikuar zbatuesit e ligjit dhe banorët”.

Apple e ka kundërshtuar edhe më parë këtë aplikacion, që shfrytëzon të dhëna nga protestuesit në vendin e ngjarjes.

Mirëpo vendimi për ta larguar atë nga lista e aplikacioneve ka ardhur pasi Apple ka thënë se “shumë përdorues të shqetësuar” e kanë kontaktuar kompaninë.

“Ne kemi verifikuar me Zyrën për Siguri Kibernetike të Hong Kongut dhe Zyrën për Krime Teknologjike se aplikacioni është shfrytëzuar për t’i sulmuar zyrtarët policorë”, ka thënë Apple.

Në deklaratë është thënë edhe se “kriminelët kanë përdorur këtë aplikacion për viktimizuar banorët në zonat në të cilat kanë njohuri se nuk ka shumë zbatim të ligjit”.

Mediat shtetërore kineze patën kritikuar nga fillimi vendimin e kompanisë amerikane për të shtuar në listën e saj këtë aplikacion.

Për Apple, Kina përbën një treg të madh si për shitje, ashtu edhe për prodhim të produkteve të saj.

Prodhimi i produkteve të kësaj kompanie lidhet në mënyrë të drejtpërpërdrejtë ose jo me 3 milionë vende të punës në Kinë.

Vetëm në çerekun e fundit të viti, Apple ka shitur produkte në vlerë të 9.61 miliardë dollarëve në territorin kinez, duke përfshirë Tajvanin dhe Hong Kongun.

Ndërkohë në Hong Kong tensionet janë përshkallëzuar tash e sa muaj.

Protestat masive u nxitën nga ndryshimet e propozuara për një projektligj të ekstradimit. Megjithëse projektligji është tërhequr, trazirat kanë vazhduar, duke u zgjeruar me kërkesa për një demokraci më të gjerë.

Hong Kongu funksionon sipas organizimit, “një shtet, dy sisteme”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)