29 Mars 2024

"Apple", ikona e re e New York-ut

New York, 31 mars - Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për Statujën e Lirisë. Simboli i ri i Amerikës sot, është Kubi i Apple, dyqani në "Fifth Avenue", që është njëkohësisht më i pasuri i New York: 350 milionë dollarë në vit, 315 mijë dollarë për metër katror, dyfishi i të lavdishmes "Tiffany".

 Kështu thonë 35 milionë fotografi nga e gjithë bota, që kanë kaluar në "sitën", e Universitetit të Cornellit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Kubi transparent i vendosur përballë ish-gratacielës së "General Motors", vetëm një hap nga "Central Park", është "monumenti" i pestë më i fotografuar në New York: "Molla", që më mirë se çdo simbol tjetër përfaqëson "Big Apple".

Sa keq që bëhet fjalë për një dyqan dhe jo për një monument si ata të katërt që e paraprijnë në klasifikim: "Empire State Builiding", "Times Square", "Rockfeller Center", "Grand Central Station". "Liberty Island" me Statujën e Lirisë që francezët u dhurojnë amerikanëve është vetëm i shtati, të kaluara edhe nga Columbus Circle, ku sot ngrihen kullat binjake të "Time Warner Center", selia e CNN të dizajnuara nga David Childs, arkitekti që do të krijojë "Freedom Tower", në Ground Zero.

Klasifikimi i Cornell, i bërë falë fotove të postuara në të gjithë botën në Flickr, sajti që lejon vendosjen online të imazheve të tua, me pak fjalë një lloj "YouTube" i fotografisë. Madje, në sajtin Gothamist.com që tregon gjithçka që ndodh në Nju Jork, tregohet se arkitekti i kubit, Peter Bohlin, është vlerësuar nga "American Insitute of Architecs".

Sigurisht, turistët nga e gjithë bota që mbajnë radhë përpara këtij dyqani super të bukur për t'i bërë më pas foto ndoshta me Iphone, telefonin që shënoi lavdinë e Apple, nuk mund ta imagjinojnë se autori i kubit transparent është i njëjti arkitekt që ka dizajnuar "pallatin ri të familjes" në Seattle, të armikut më të madh të Steve Jobs, Bill Gatesit, themeluesit të gjigantit të software-ve, Microsoft.

Ai pati bindjen se pajisja revolucionare, "Iphone" do ta transformonte telefoninë celulare në të njëjtën masë me të cilën "iPod"-ët transformuan teknologjinë e regjistrimit dhe riprodhimit të muzikës. Dhe ia doli mbanë. Ai ishte produkti i pritur me më shumë padurim në këtë fillim shekulli.

Jobs, në krye të "Apple" erdhi më 1997, në kohën kur kjo kompani ishte në vështirësi. Megjithatë, ai gjatë 13 vjetëve të udhëheqjes e përmirësoi biznesin dhe imazhin e prodhuesit të njohur të kompjuterëve dhe të pajisjeve të tjera të teknologjisë informative. Vlera e tregut të "Apple" është rritur gjatë udhëheqjes së Jobs për rreth 150 miliardë dollarë.

Pronarët e aksioneve të "Apple" kanë pasur gjithashtu përfitime të mëdha nga ardhja e tij në krye të kompanisë, pasi aksionet e tyre nga viti në vit kanë shënuar rritje gjithnjë më të mëdha. Falë tij, "Apple" u bë një lider në tregun e produkteve high-tech.

Por klasifikimi i Cornell tregon edhe monumentet më të fotografuara në pjesën tjetër të botës. Por të paktën këtu nuk ka surpriza të mëdha. Në Paris, vendet e podiumit mbahen të zëna nga kulla "Eiffel", "Notra Dame" dhe "Luvri", në Romë nga Vatikani, Koloseu dhe Panteoni, ndërsa në Londër nga "Trafalgar Square", "Tate Modern" dhe nga "Big Ben". Kubi i "Apple" mbetet i vetmi dyqan në hit parade-n e bërë.

Për ironi të fatit, arkitekti nuk kupton asgjë nga kompjuterët. Ai i përket shkollës së vjetër të atyre që akoma dizajnojnë me dorë të lirë. "Është komplet injorant në fushën e teknologjisë", thotë për "Philadelphia Enquirer", ortaku i tij, Bernard Cywinski.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)