19 Prill 2024

91 për qind e ndërmarrjeve në Kosovë i përdorin mediat sociale

Prishtinë 16 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat e Anketës për Përdorimin e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) në Ndërmarrje për vitin 2020.

Në vitin 2020, Anketa TIK është zhvilluar kryesisht në ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar. Këtë vit, për qëllime studimi janë përdorur edhe ndërmarrjet me 5-9 të punësuar.

Sipas rezultateve në nivel të anketës, ndërmarrjet që kanë përdorur kompjuterin për qëllime punë gjatë vitit 2020, përfaqësojnë 94.8%. Derisa, 93.1% e ndërmarrjeve e kanë përdorur internetin për qëllime pune.
 
Shpejtësia maksimale për shkarkim dokumentesh me >= 30Mbit/s deri <100Mbit/s, ishte në 60% të tyre, e pasuar nga shpejtësia >= 10Mbit/s deri <30Mbit/s, që ishte më e përdorur nga ana e ndërmarrjeve me rreth 29%.

Nga ndërmarrjet e anketuara , 54.9% prej tyre kanë web-faqe, ndërsa 91.7% e ndërmarrjeve i përdorin mediat sociale.

Nga ndërmarrjet e anketuara, 22.3% e tyre kanë realizuar shitje përmes web-faqes, ose ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit.

Ndërsa, 11.3% e tyre kanë realizuar blerje përmes web-faqes, ose ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)