19 Mars 2024

5G mund të ndikojë tek industria e aviacionit

Washington, 19 janar - Administrata Federale e Aviacionit ka paralajmëruar rreth mundësisë që teknologjia e re 5G mund të ndikojë në disa instrumente të ndjeshme të aeroplanit si altimetri dhe të pengojë operimin e avionit në kushtet e motit të keq kur pamja është e dobët.

Linjat ajrore të hënën po shqyrtonin mundësinë e anulimit të disa fluturimeve ndërkombëtare, që janë planifikuar të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara të mërkurën.

“Veprimi është i domosdoshëm. Thënë troç, tregtia e vendit do të ndalet”, thuhet në letrën e nënshkruar poashtu nga UPS Airlines, Alaska Air, Atlas Air, JetBlue Airways dhe FedEx Express.

Letra është dërguar tek drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, Sekretari i Transportit, Administrata Federale e Aviacionit dhe Komisioni Federal i Komunikimit.

Administrata Federale e Aviacionit tha se do të vazhdojë angazhimin për të ofruar siguri për udhëtarët, ndërsa shtoi se po përpiqet të pakësojë vonesat dhe anulimet e fluturimeve për shkak të rrjetit të ri 5G.  

Firmat AT&T dhe Verizon, dy kompanitë që fituan të drejtën e shërbimit të ri 5G në një ankand prej 80 miliardë dollarësh vitin e kaluar, më 3 janar u pajtuan që zonat rreth 50 aeroporteve të mbesin zona neutrale për gjashtë muaj, për të pakësuar rreziqet e ndërhyrjeve të mundshme. Kompanitë u pajtuan gjithashtu që me shërbimin e ri të fillonin dy javë më vonë nga koha e planifikuar, për të shmangur përkohësisht krizën e aviacionit.

Kompanitë kanë argumentuar se rrjeti i ri 5G funksionon me sukses në rreth 40 vende të tjera dhe pa shkaktuar probleme me aviacionin.

Administrata Federale e Aviacionit tha se rreth 45 për qind e aeroplanëve komercialë amerikanë janë verifikuar se mund të ulen në shumë aeroporte që do të kenë shërbim 5G dhe në kushtet me pamje të dobët për shkak të motit.

Kompanitë ajrore thonë se lista nuk përfshin shumë aeroporte të mëdha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)