31 Janar 2023

Wimbeldon pezullon sportistët nga Rusia dhe Bjellorusia për shkak të luftës në Ukrainë

Wimbeldon, 20 prill - Lojtarët e tenisit nga Rusia dhe Bjellorusia nuk do të lejohen të marrin pjesë në kampionatin Wimbledon këtë vit për shkak të luftës në Ukrainë, njoftoi të mërkurën organizatori i ndeshjeve të tenisit “All England Club”.

Ndër lojtarët e njohur meshkuj, që nuk do të lejohet të marrin pjesë, është edhe fituesi i kampionatit “U.S. Open”, Daniil Medvedev, i cili renditet i pari në turneun e Shoqatës së Tenisit Profesionist, ATP dhe tenisti Andrey Rublev i cili renditet i teti.

Ndër lojtaret femra, që nuk do të lejohet të marrin pjesë, është edhe Aryna Sabalenka, gjysëmfinaliste në kapionatin Wimbelton një vit më parë. Një tjetër emër i njohur është edhe Victoria Azarenka, ish finaliste e cila ka fituar dy herë kampionatin “Australian Open”, si dhe Anastasia Pavlyuchenkova, nënkampione vitit të kaluar në “French Open”.

Sportistët Medvedev, Rublev dhe Pavlyuchenkova janë nga Rusia, ndërsa Sabalenka dhe Azarenka janë nga Bjellorusia.

Kampionati Wimbledon fillon më 27 qershor. “All England Club” konfirmoi në mars se ishte duke diskutuar me qeverinë britanike nëse rusët duhet të lejohet të marrin pjesë në turneun “Grand Slam”.

“Është përgjegjësia jonë që të luajmë rol në përpjekjet e gjera ... për të kufizuar ndikimin global të Rusisë përmes mjeteve tona më të forta”, thuhet në një deklaratë nga “All England Club”.

“Në rrethanat e një agresioni të tillë ushtarak, të pajustifikuar dhe të paprecedentë, do të ishte e papranueshme që regjimi rus të përfitonte nga përfshirja në kampionat e sportistëve rusë ose bjellorusë”.

Sportistët rusë nuk janë lejuar të marrin pjesë në shumë evente sportive që nga sulmi rus ndaj Ukrianës. Bjellorusia e ka ndihmuar agresionin rus në Ukrainë.

Shumë evente sportive si futbolli, patinazhi dhe garat e vrapimi, nuk kanë lejuar pjesmarrjen e sportistëve rusë dhe bjellorusë dhe ekipet e këtyre dy vendeve si rezultat u luftës. Ekipi kombëtar rus i futbollit u përjashtua muajin e kaluar nga ndeshjet kualifikuese për botërorin që mbahet në fund të këtij viti në Katar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 janar 2023

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të publikohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit te Korrupsionit për vitin 2022. (Zyrat e KDI-së, ora 9:00)

- Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon “Raportin për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Gazetarët afganë që kanë mbërritur sonte në Kosovë, Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad mbajnë konferencë për media. (Zyret e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ora 10:30)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP, ARKEP, ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për performancën financiare dhe operative të ndërmarrjes “Trepça”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni, dhe kryeshefi Ekzekutiv, Enis Abdurrahmani. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

- Përkrahës të Vetëvendosjes protestojnë kundër “imponimit” të Bashkësisë së Komunave Serbe. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Pyje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga në bashkëpunim me Zyres Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka kënaqësinë të ju ftoj në ceremoninë e diplomimit të programit “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale". (Kino Armata, ora 14:00)

- Eris Jashari, ish-zyrtar policor në Policinë e Kosovës, i dorëhequr me 4 korrik 2017, tani koordinator në organizatën joqeveritare ktheju tokës tënde KTT, do të futet në grevë urie deri në realizimin e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për policinë kërkesë kjo drejtuar Deputetëve të Kuvendit të Kosovës. (Sheshi “Adem Jashari”, te hyrja e pasme e Kuvendit kah rruga UÇK, ora 14:00