24 Prill 2024

West Ham tërheq ofertën e re për Behramin

Londër, 7 mars - Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, raportohet se është i shqetësuar pasi kontrata e re e ofruar për mesfushorin kosovar Valon Behrami është tërhequr.

Telegraph-i anglez shkruan se shqiptari me nënshtetësi zvicerane pritej të nënshkruante marrëveshje të re pesëvjeçare në fillim të muajit të kaluar, por tash besohet se bashkëpronari i klubit, David Sullivan, dëshiron ta shesë atë gjatë verës.

24-vjeçari mitrovicas ka edhe tre vjet kontratë me klubin anglez, por Zola dëshiron ta sigurojë më gjatë të ardhmen e tij, siç dëshiron edhe Behrami. Atij i është ofruar 30 mijë funte në javë, që madje është gjysma e asaj sa fitojnë lojtarët më të paguar në West Ham.

Përveç me një varg klubesh italiane, në mes të cilave Palermo dhe Roma, Behrami është lidhur edhe me një kalim në Manchester United dhe Manchester City.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)