29 Mars 2024

Wenger e lut Fabregasin të qëndrojë

Londër, 17 maj - Sipas The Mirror, bosi i Arsenalit, Arsene Wenger është duke e lutur Cesc Fabregasin të qëndrojë me klubin nga Emirates edhe për dy vite të tjera.

22- vjeçari nuk e di se çfarë të bëjë me të ardhmen e tij, pasi që frikësohet se Barcelona nuk do të kthehet përsëri nëse ai refuzon për herë të tretë këtë verë. Kapiteni do të dëshironte si asgjë tjetër, të qëndronte tek Arsenali dhe të fillonte një epokë të re të suksesit.

Por, gjithçka varet nga fakti nëse Fabregas do të bindet që Arsenali do të jetë në garë për tituj të mëdhenj sezonin e ardhshëm. Ai nuk e ka fshehur faktin që një ditë do të dëshironte të kthehej në vendlindje, te klubi të cilin e la në moshën 16 vjeçare për t’iu bashkuar Arsenalit.

Edhe pse Fabregas ka kontratë afatgjate, Wenger është një menaxher që tenton t’i ndalojë lojtarët të largohen nëse ata dëshirojnë, ndërsa beson se nuk është e mundshme që të mbahet një lojtar i pakënaqur.

Por, trajneri është duke tentuar ta bindë mesfushorin të qëndrojë edhe për dy vite të tjera, derisa ekipi të piqet dhe të fillojë epoka e suksesit. Atëherë francezi mendon se Fabregas do të dëshironte të qëndronte edhe më shumë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)