17 Janar 2022

Vazhdon projekti për stimulimin e të rinjëve me sportin e voljebollit

Prishtinë, 17 dhjetor - Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK) vazhdojnë projektin që synon stimulimin e të rinjëve dhe të rejave që të merren me sportin e voljebollit.

Nga ky projekt, i cili është vazhduar edhe për katër vitet e ardhshme, do të përfitojnë shkolla të ndryshme të volejbollit, duke u pajisur kryesisht me topa.

Përveç shkollave dhe grupmoshave të reja që merren me këtë sport, nga ky event do të përfitojnë edhe trajnerët kosovarë, të cilët do të kenë mundësi të marrin pjesë në seminare të ndryshme me anë të të cilave synohet avancimi dhe profesionalizimi i mëtutjeshëm i tyre.

Ky është lajm shumë i mirëseardhur për volejbollin kosovar, sidomos për të rinjtë dhe të rejat që  aspirojnë të kultivojnë sportin e volejbollit në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 janar 2022

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale dhe projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën më temë “Shpenzimet e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale gjatë mandatit qeverisës 2018-2021”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  do të shënojë Janarin e Përflakur më çrast do të mbahet tribunë e hapur në të cilën do të ketë dy ligjërata "Flakadanët e lirisë" dhe Jusuf Gërvalla - Atdhetari dhe krijuesi. (Amfiteatrin i Universiteti të Gjilanit, ora 11:00)  

- Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media lidhur me projektligjin për inspektime të propozuar nga Qeveria e Kosovës. (Zyra e PSD-së, në rrugën Bajram Kelmendi, ora 13:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' mbahet akademie e Flakës 2022. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

 

- Në 40 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, shkëlqesia e Tij, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, organizon Akademinë Përkujtimore në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, ora 17:00)

- Hapet ekspozita kolektive e artit pamor. (Galeria e qytetit të Gjilanit, ora 19:00)