24 Maj 2022

Vaksinimi i futbollistëve në Premier League i detyrueshëm

Londër, 23 korrik - Premier League ka marrë një vendim të rëndësishëm dhe një pozicionim zyrtar. Të gjithë lojtarët dhe stafet që duan të bëjnë pjesë në kampionatin 2021-2022, që do të nisë në mesin e gushtit, do të duhet të kenë bërë të dyja dozat e vaksinës kundër Koronavirusit.

Pas vendimit që detyronte tifozët për vaksinimin për të patur mundësi që të hynin në stadiume, edhe futbollistët duhet të vaksinohen me të dyja dozat, me Federatën Angleze që ka vendosur si afat kohor të fundit 1 tetorin për të përmbushur obligimin e vaksinës.

Ata që ende nuk kanë marrë dozën e pare, duhet ta bëjnë brenda dy javëve të ardhshme, ndërsa për momentin vetëm dy klube kanë kompletuar vaksinimet për lojtarët që kanë federuar.

Gjithsesi, ky rregull mund të shkaktojë probleme, për shembull, siç shkruan “Daily Mail”, disa lojtarë mund të refuzojnë vaksinimin, dhe, në këtë rast. edhe pse ende nuk janë përcaktuar modulet e sakta se si do të veprohet në çdo rast ky pozicionim, hipotetikisht mund të hapë skenarë të rinj në merkato, të cilët janë të pafavorshëm për klubet.

Thënë me pak fjalë, një lojtar për të favorizuar shitjen e tij në një kampionat tjetër, mund të refuzojë vaksinimin.

 Një shembull vjen nga Kanadaja, ku Montreal FC u detyrua të shiste sulmuesin Eric Hurtado vetëm 7 muaj pasi e kishte blerë, pasi lojtari nuk u tregua i gatshëm për t’u vaksinuar, duke mos respektuar rregullat në Quebek, çka ia bënte të pamundur që të luante ndeshjen në shtëpi në MLS si dhe transfertat ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara.

Ende nuk dihet nëse lojtarët e Premier League-s, që do të refuzojnë vaksinën, do të duhet të shiten, por, me siguri, ky fakt mund të kthehet në një armë në dorë të menaxherëve për të ushtruar presion ndaj klubeve për të kërkuar largimin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 maj 2022

- Koalicionit për Transparencë dhe Integritet i themeluar dhe mbështetur nga KFOS-i, do të organizojë tryezë me temën “Pazari me tema të diplomës” ku do të diskutohet lidhur me shit-blerjen e temave të diplomës. (Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës, ora 9:30)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës” ku të ftuar janë edhe Kryesuesi i Brodit dhe Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin e Projektligjit për mbrojtjen e ajrit dhe Projektligjin për Akcizën në Produktet e Duhanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban dëgjim publik për Projektligjin për Produktet Biocide. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës organizon ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore, projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Stadiumi i Qytetit në Shtime, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ prezanton Sistemin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë, para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- OJQ Aktiv prezanton publikimin “Rekomandime për kornizën e politikave mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet debati me temën “Liritë e mediave dhe pozita ekonomike e gazetarëve në Kosovë”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, të IADK-së dhe të Komunës së Shtimes vizitojnë Florije Bislimin, njëra nga përfitueset e projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”. (Fshari Godanc në Shtime, ora 11:40)

- Në kuadër të programit dhe ekspozitës Babylonian Vision të artistes Nora Al-Badri qe qëndron e hapur në Galeria 17 mbahet diskutim me temë "Dekolonializimi i artefakteve. Demokratizimi i muzeve". (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 15:00)

- Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Rrjeti i Biznesit të Globit. (Vali Ranch në Gjilan, ora 18:30)