20 Tetor 2021

United i shtohet listës së klubeve që kërkojnë Aurelien Tchouameni

Manchester, 14 tetor - Manchester United i shtohet listës së klubeve që kërkojnë yllin e Monoaco, Aurelien Tchouameni, pasi në garë janë edhe, Chelsea dhe Juventus.

21-vjeçari me paraqitjen e tij si me klubin nga principata ashtu edhe me kombëtaren franceze, ku tregoi aftësitë e tij pasi zëvendësoi Rabiot në ligën e kombeve, ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europianë që do të bëjnë maksimumin për ta rrëmbyer lojtarin që gjatë merkatos së janarit.

“Djajtë e kuq” e shikojnë mesfushorin si pasuesin ideal të Paul Poga, i cili në rast se nuk rinovon kontratën do të largohet nga “Old Trafford” në drejtim të Spanjës, ku e kërkon Real Madrid. Tchouameni është i lidhur me Monaco deri më 30 qershor të 2024 dhe vlera e kartonit të tij kap shifrën e 35 milionë Eurove.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Tetor 2021  - Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”. (Zyra e menaxhmentit të “Trepçës”, Parku Industrial, ora 8:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Vjetor Financiar te Bankës Qendrore, Fondit të Kursimeve Pensionale, raportin e Qeverisë për Buxhetin e së Kosovës dhe Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli. (Hotel Opera në Prishtinë, ora 11:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës Naser Sahiti dhe Dimitrija Sekovski, përfaqësues i SKAT Consulting nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e programit studimor Master në Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë. (Rektorati i UP-së, ora 11:00)

- Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mjedisor ju ftojnë në konferencën për media, ku do të njoftoheni me zhvillimet e fundit që ndërlidhen me paditë për shpifje të ushtruara kundër aktivistëve Shpresa Loshajt dhe Adriatik Gacaferi, nga kompania Kelkos si dhe operimet e kësaj kompanie në Deçan. (Para objektit të Qeverisë ish-Rilinjda, ora 13:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për medie me rastin e Premierës së shfaqjes “Tanzminiaturen” & “Tangata” me koreografi nga Ricardo Fernando.  (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)