24 Prill 2024

United dështoi ta marrë Villan

Manchester, 21 maj - Manchester Unitedit, ka dështuar ta transferojë David Villan, në momentin e fundit, duke mos arritur t’ia prishë planet Barcelonës.

The Mirror shkruan se Unitedit ka dështuar ta transferojë Villan në momentin e fundit të arritjes së marrëveshjes nga Barcelona. Këtë e konfirmon dhe presidenti i Valencias, Manuel Llorente.

“Ne kemi pasur një ofertë shumë të mirë nga Anglia, që nuk ishte nga Chelsea. Por, Barcelona ishte më e mirë për ne dhe për lojtarin”.

“Villa ka dhënë shumë për ne dhe ai meriton një transferim të tillë, sidomos kur merret parasysh dëshira e tij për të qëndruar në Spanjë”, ka thënë Llorente.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)