09 Shkurt 2023

UEFA heq rregullin e golit jashtë fushe

Curich, 24 qershor - Një ndryshim historik në botën e futbollit, avantazhi i golit jashtë fushe do të hiqet në sezonin e ardhshëm.

UEFA ka bërë zyrtar vendimin për të hequr vlerën e dyfishtë të golin në transfertë, në ndeshjet me eliminim direkt, në të gjitha kompeticionet për klube.

Ky është një ndryshim i madh në futboll duke qenë se ky rregull shpesh ishte bërë vendimtar në kualifikimin e ekipeve në kompeticione të ndryshme. Ai do të hyjë në fuqi që prej sezonit të ri.

Deri tani, në rast se në dy ndeshje vajtje-ardhje skuadrat shënonin numër të barabartë golash, atëherë ekipi i kualifikuar ishte ai që kishte shënuar më shumë gola në transfertë. Tashmë kjo ndryshon dhe nëse dy ekipet shënojnë të njëjtin numër golash, atëherë do të zhvillohet shtesa prej 30 minutash dhe më pas penalltitë.

Ndryshimi i rëndësishëm nga UEFA do të jetë në fuqi për Champions League, Europa League dhe Conference Leuage.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)