19 Tetor 2021

Trajneri i Suedisë i mbyll dyert Zlatan Ibrahimovicit

Stokohlm, 6 nëntor - Janne Andersson, trajneri aktual i Suedisë, i intervistuar nga gazeta Aftonbladet në lidhje me postimin në rrjetet sociale të Zlatan Ibrahimovicit, që u interpretua si dëshirë e sulmuesit veteran për të riveshur fanellën e përfaqësueses nordike, sqaroi se e ka mbyllur një herë e mirë këtë çështje.

“Disa njerëz më thanë se pas asaj fotografie kishte një plan. Por nuk e kuptoj se çfarë do të thotë, nuk dua të harxhoj shumë energji për këtë."

"Kanë kaluar katër vjet e gjysmë që kur ai tha se e kishte mbaruar karrierën e tij në ekipin kombëtar. Ne biseduam pas Kampionatit Evropian. Janë shumë lojtarë që kanë marrë të njëjtin vendim dhe unë kam respektin më të madh për ta. Pra, çështja është mbyllur për mua”.

Dyert e ekipit kombëtar të Suedisë duken të mbyllura për Ibran, por vështirë se qendërsulmuesi kuqezi do të dorëzohet. Ai do të bëjë gjithçka për të bindur Anderssonin që të tërhiqet dhe t’i japë një fanellë në ekipin kombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)