25 Prill 2024

Tottenhami kërkon Raulin

Madrid, 11 maj - Tottenhami është duke përgatitur një transferim shokues, bëhet fjalë për legjendën dhe kapitenin e Real Madridit, Raul Gonzalez.

News of the World pohon se bosi i Spursave, Harry Redknapp, dëshiron të forcojë skuadrën e tij pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve, duke vënë kontaktet e para me agjentin e Raulit, Gines Carvajal, ndërsa shpreson që Reali ta lë kapitenin të largohet si transfer i lirë.

“Rauli gjithnjë ka qenë i interesuar për Ligën Premier. Ai ka biseduar me miqtë si Fernando Morientes dhe Michel Salgado, të cilët e njohin Anglinë, kurse ata e kanë inkurajuar që ai të shkojë atje”, tha agjenti i Raulit.

Raul Gonzalez që tashmë është 32-vjeçar, ka shënuar vetëm 7 gola në 39 ndeshje këtë sezon. Megjithatë, ai ka qëlluar 24 herë portat kundërshtare në vitin 2009.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)