16 Prill 2024

Toti rikthehet ndaj Interit

Torino, 24 mars - Françesko Toti është shumë pranë rikthimit, madje dëshiron një gjë e tillë të ndodhë në ndeshjen e së shtunës ndaj Interit.

Pas fitores me Udinezen, që e ka çuar në vetëm 4 pikë diferencën me skuadrën nga “Xhuzepe Meaca”, skuadra nga “Olimpiko”, tashmë shpreson për të fituar titullin e kampionit.

Rikthimi i kapitenit duket vendimtar për ndeshjet e fundit të sezonit, ndërkohë që një formë të mirë po kalojnë edhe Luka Toni e Mirko Vuçiniç.

Toti është stërvitur të hënën në qendrën stërvitore të Trigorias, por trajneri Ranieri nuk ka ndërmend ta hedhë në fushë për ndeshjen e së mërkurës kundër Bolonjës, duke menduar për super sfidën ndaj Interit.

Ai nuk luan që prej ndeshjes së 13 shkurtit Roma-Palermo, megjithatë skuadra kryeqytetase nuk është ndalur gjatë kësaj periudhe, duke e çuar në vetëm 4 pikë diferencën me Interin kryesues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)