04 Gusht 2021

“Times” zgjedhe Maradonën si më të mirin në futboll

Londër, 24 mars - Për një pjesë të madhe të anglezëve Diego Armando Maradona do të mbesë ai i “Dorës së Zotit” që eliminoi Anglinë në çerekfinale të Botërorit 1986.

Por, kur flitet për 10 futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, ai gol i argjentinasit lihet në plan të dytë. Kështu ka bërë edhe e përditshmja prestigjioze angleze “Times”, që në renditjen e 10 futbollistëve më të fortë në botë, Maradonën e ka vendosur të parin.

“Një gjeni jo perfekt”, e ka quajtur ajo, duke nënkuptuar karakterin e trajnerit aktual të Argjentinës.

Në fakt, nuk ka qenë e lehtë për të përditshmen londineze të pranojë një fakt të tillë. Maradona lë pas në klasifikim brazilianin Pele, megjithëse ka luajtur më shumë ndeshje në Botëror dhe ka shënuar më pak se ai.

Braziliani ka realizuar 1284 gola në 1375 ndeshje, duke fituar titullin “O Rey” (Mbreti). “Times” rendit në vend të tretë gjermanin Franc Bekenbauer, i ndjekur nga italiani Xhuzepe Meaca.

Vendi i 5-të i takon sërish një gjermani, Gerd Myler, që lë pas me radhë Garinçën, Johan Krujf, Ronaldon, Bobi Mur dhe Ferenc Pushkash.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2021

- Bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)