28 Mars 2024

Tevez: Nuk më intereson Reali

Manchester, 2 maj - Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka heshtur të gjitha spekulimet që e lidhnin atë me një kalim te Real Madridi.

“Nuk më intereson nëse njerëzit flasin për Real Madridin apo ndonjë klub tjetër të madh në Evropë. Jam mësuar me spekulimet dhe nuk do t’i lejoj që të më shpërqëndrojnë. Mendja ime është vetëm në punën time te City dhe se si t’i fitoj ndeshjet e mbetura. Natyrisht, qëllimi ynë është të jemi ndër ato katër ekipe që do të luajnë në Ligën e Kampionëve”.

“Është presion i njëjtë si të synosh të fitosh titullin me Unitedin, si të luftosh për mbijetesë me West Hamin. Unë luaj tani me të njëjtin impenjim dhe pasion ashtu sikurse në situatat e lartpërmendura”, u shpreh Tevez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)