13 Qershor 2021

Spanja planifikon vaksinimin e futbollistëve

Madrid, 10 qershor - Koronavirusi po shqetëson jo pak trajnerin e Spanjës Luis Enrique në përgatitjet për Kampionatin Europian, pasi fillimisht rezultoi pozitiv mesfushori me eksperiencë, Sergi Busquets dhe së fundi Diego Llorente.

Kjo bëri që Spanja të anulonte miqësoren e djeshme dhe të zbriste në fushë me ekipin U21, ndërsa trajneri është vënë në alarm dhe ka përgatitur menjëherë një skuadër B për t’i paraprirë çdo lloj situate që mund të krijohet.  

Ndërkohë alarmi ka rënë edhe për autoritetet shëndetësore spanjolle, që janë vënë menjëherë në lëvizje dhe kanë marrë përsipër vaksinimin e të gjithë futbollistëve deri më 13 qershor.

Spanja do të debutojë në Kampionatin Eurpian më 14 qershor, me sfidën përballë Zvicrës, që do të zhvillohet në stadiumin e Sevilla-s, ndërsa Luis Enrique “kryqëzon gishtat” që të mos ketë të tjerë të prekur nga koronavirusi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)