03 Gusht 2021

Spanja do të humbasë 50 milionë euro në vit me largimin e Mess

Barcelonë, 27 gusht - Dalja e superyllit të Barcelonës, Lionel Messi do të privojë thesarin spanjoll prej 50 milionë euro në taksa të paguar në vit.

E përditshmja spanjolle "Sport" të mërkurën tha se largimi nr. 10 i Argjentinës nga Barcelona do të godasë klubin dhe thesarin spanjoll.

Ekipi anglez Manchester City dëshiron të nënshkruajë me Messin.

Messi, 33-vjeçar, është një produkt i pastër i Barcelonës që vjen nga akademia e famshme e të rinjve të klubit, La Masia. Ai luan për Barcelonën që nga viti 2005.

Sipas "Forbes", ylli i futbollit fitoi 104 milionë dollarë këtë vit.

"Kontrata e tij aktuale me Barcelonën është deri në sezonin 2020-21 dhe i paguan atij mbi 80 milionë dollarë në vit", bëri të ditur "Forbes".

Përveç kësaj, Messi fiton 32 milionë dollarë nga reklamat.

Messi është një nga sportistët më të famshëm në botë dhe është sponsorizuar nga shumë brende të njohura si Adidas, Gatorade, Huawei, Mastercard dhe Pepsi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)