18 Prill 2024

Southampton firmos me ish portierin e Chelseas

Londër, 7 dhjetor - Portieri argjentinas Willy Caballeron duke filluar që nga kjo e hënë do të jetë shok skuadre me Armando Brojën pasi ka arritur akordin me Southamton për një kontratë absurde në duke por edhe shumë të veçantë, pasi bëhet fjalë për një marrëveshje 1-mujore.

Caballero ishte pa skuadër që nga vera e kaluar kur u largua nga Chelsea ndërsa gjatë kësaj periudhe është stërvitur me skuadrën e kategorisë së tretë Wimbledon.

Southampton ka firmosur me Caballeron për vetëm një muaj pasi në këtë fazë të sezonit i janë dëmtuar të dy portierët kryesorë si Fraser Foster ashtu edhe Alex McCarthy dhe trajneri Hassenuttl ishte në hall të madh.

Caballero i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe për Manchester City-t do të jetë i lidhur me Southampton deri në 5 janar dhe ndeshja e fundit do të jetë ajo ndaj Arsenalit pasi në atë periudhë pritet të jenë të gatshëm si Foster ashtu edhe McCarthy.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)