19 Mars 2024

Sot mbahet Turneu i streetballit "Prishtina Streetball 2020"

Prishtinë, 25 tetor - Ketë vit në edicionin e 22 me radhë Sport4all vazhdon traditën e streetballit rrugor edhe përkunder vështersive dhe pandemisë në vend.

Sot në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë do të mbahet Turneu i streetballit "Prishtina Streetball 2020".

Turneu do të përfshin në vete gjitha grupmoshat si Senior - Junior - Pioner - Kadet, grupi më i vogël i cili përbehet prej djem e vajza nga  8 deri 10 vjeq!

Për shkak të pandemisë me Covid 19 pjesëmarrja e ekipeve ka qenë e limituar gjithsej janë përzgjedhur 12 ekipe.

Sport4all do të marrë të gjitha masat anti Covid të përshkruara nga Instituti Kombëtar e Ministria e Shëndetësisë.    

Qëllimi i organizimit edhe ketë vit i turneut me moton "Beso" është socializimi në mes garuesve pastaj shoqërimi e masovizimi i kësaj dicipline sportive me karakter rekracional .

Përfshirja e sa me shumë garuesve te të gjitha moshave me të vëtmin qëllim …aktivitet sportiv i shoqëruar me muzikë të mirë ritmike dhe me shperblime të ndryshme  të cilat do mbesin kujtim terë jetën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)