27 Nëntor 2022

Sindikata organizon lojëra sportive në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës

Pejë, 4 nëntor - Sindikata e Policisë së Kosovës mban sot lojërat sportive të cilat organizohen në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës.

Në hapje të këtij eventi sportiv pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet vendore, stafi menagjues i Policisë së Kosovës, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe përfaqësues të sindikatave policore të vendeve nga rajoni dhe më gjërë.

Pjesëmarrës do të jenë edhe ekipet sportive të cilat do të garojnë gjatë këtyre ditëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)