28 Mars 2024

Shales i ofrohet lufta për titullin IBF youth kundër Versaci

Prishtinë, 19 maj - Pas fitores së 2 Majit kundër Josip Jalusicit në Tiranë, Shpetim Shales (8-0) 3KO i jepet rasti të boksoj kunder Italianit Francesco (16-1) 6KO Versaci për titullin boteror IBF youth (për mosha deri në 25 vjet) ben të ditur menaxheri i Shales, Nexhmedin Zeka

Italiani, Francesco Versani e gëzon të drejten të boksoj për titullin IBF youth titull i cili është vacant, ndërsa si sfidues i është dhënë e drejta boksierit kosovar Shpetim Shala, rënditja e tijë e mirë në ringun profesionist pre 8 fitoreve në 8 duele të zhvilluara ia mundëson të boksoj për titullin botëror nën 25 vjet!

Francesco Versaci eshte 24 vjeqar, karieren ne boksin profesionist e ka filluar ne vitin 2005 ndersa deri me tani i ka te zhvilluara 17 duele 16 prej te cilave i ka te fituara, Versaci deri me tani e ka fituar dy her titullin e kampionit te Italise ne peshen gjysem te rend, ne vitin 2007 e ka fituar edhe titullin prestigjioz WBC mediteran.

\"E kemi marr ftesen qe Shpetimi te boksoj per titullin IBF youth, kjo eshte nje mundesi shum e mire per te, nje mundesi e tille nuk i eshte ofruar asnjeher ndonje boksieri Kosovar! Jemi ne bisedime me kampin e Versacit, meqi do te zhvillhet ne Itali, mirepo akoma nuk eshte caktuar data dhe vendi i meqit, ne i kemi dergu kerkesat tona dhe ne rast se do te permbushen keto kerkesa se shpejti do te bejm publike daten dhe vendin. Një është e qart se ne nuk do te udhetojm ne Itali vetem per pjesmarrje mirepo ne shkojm te fitojm meqin, dhe ta sjellim titullin ne Kosove\", u shpreh menaxheri i Shpetim Shales Nexhmedin Zeka.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)