04 Gusht 2021

Sfida Bajern - Mançester

Bajern, 21 mars - Sfida Bajern-Mançester, cilësohet si përballja më e fortë e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, prej historisë që kanë dy klubet.

“Është një short i vështirë, por mjaft interesant”, deklaroi Karl-Hainc Rumenige, presidenti i gjermanëve.

“Mançesteri është një prej skuadrave më të forta në qarkullim, ata cilësohen si favoritë, por kjo është pjesë e lojës: të japësh maksimumin për të mundur favoritët. Nëse dëshirojmë të kualifikohemi duhet të japim më të mirën, ndoshta edhe më tepër”.

Ndërkohë, edhe Sër Aleks Ferguson e ka vlerësuar kundërshtarin e ardhshëm në Champions.

Trajneri i Junajtid deklaroi: “Historia e ndeshjeve të mëparshme tregon se na pret një përballje e vështirë. Mendoj se do të krijohet një atmosferë e jashtëzakonshme. Shpresoj t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, në këtë mënyrë do të kemi shanse të mira për t’u kualifikuar”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2021

- Bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)